Zotimi.com

Rinovimi i Banesave Shumëkatëshe

Projekt për rinovimin e banesave shumëkatëshe me masa të efiçiencës energjetike (fasada, dritare, kulme).

Gjendja

  • Statusi: Në Proces
  • Progresi: 45%
  • Baza e vlerësimit: Nis një zbatim pilot ose i kufizuar, 14 maj 2026 (burimi)
  • Premtuar: dhjetor 2025
  • Afati: Brenda mandatit
  • Shkalla: Investim i madh kapital
  • Buxheti 2026: nuk raportohet

Të dhënat e kësaj faqeje statike janë të datës 14 tetor 2026.

Origjina e zotimit

“Do të nisë rinovimi i banesave shumëkatëshe në komunat Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Podujevë dhe Gjakovë.”

Programi “Zotime: Siguri dhe Begati” i Lëvizjes Vetëvendosje (dhjetor 2025), faqja 61

Historiku i zhvillimeve

  1. 14 maj 2026, Në Proces: Kryeministri dhe ministrja Rizvanolli përuruan investimet e efiçiencës energjetike në tri ndërtesa sociale shumë-banesore në Prizren, pjesë e projektit me 28 ndërtesa në 13 komuna, me vlerë 6.6 milionë euro (90% financim i BE-së). Masat përfshinë izolim, ndërrim dritaresh e dyersh; përfituan 51 familje. (Telegrafi)
  2. 2 prill 2026, Në Proces: Ministrja Rizvanolli mori pjesë në përurimin e investimeve të efiçiencës në katër ndërtesa shumë-banesore sociale në Obiliq dhe Drenas, me masa që përfshijnë izolim, dritare e dyer të reja, ndriçim LED dhe sistem të ri ngrohjeje. (Ministria e Ekonomisë)
  3. 24 janar 2026, Në Proces: U mbajt sesioni final informues per skemen e granteve per energji te paster ne Prishtine. (Ministria e Ekonomise)

Ky është versioni statik i faqes. Versioni interaktiv, me filtra dhe të dhëna të përditësuara, ngarkohet pasi të ekzekutohet JavaScript.