Zotimi.com
Aplikime për Grante Gjatë Tërë Vitit
Reformimi i sistemit të granteve për të mundësuar aplikimin e vazhdueshëm gjatë gjithë vitit, duke hequr afatet e ngushta.
Gjendja
- Statusi: Në Pritje
- Progresi: 0%
- Baza e vlerësimit: Asnjë hap zyrtar i dokumentuar me burim.
- Premtuar: dhjetor 2025
- Afati: Brenda mandatit
- Shkalla: Masë administrative
- Buxheti 2026: nuk raportohet
Të dhënat e kësaj faqeje statike janë të datës 14 tetor 2026.
Origjina e zotimit
“Do të hapet mundësia për aplikim për grante gjatë gjithë vitit.”
Programi “Zotime: Siguri dhe Begati” i Lëvizjes Vetëvendosje (dhjetor 2025), faqja 52
Historiku i zhvillimeve
- 13 shtator 2026, E Vonuar: Në ekspozenë për Programin Qeveritar në Kuvend më 13 shtator 2026, kryeministri Albin Kurti deklaroi se aplikimi për grante do të jetë i hapur gjatë gjithë vitit. Thirrjet vazhdojnë të kenë afate. (Qeveria e Kosovës)
- 23 korrik 2026, Në Pritje: MBPZHR zgjati afatin e aplikimit në Programin e Pagesave Direkte 2026 nga 21 korriku deri më 31 korrik 2026, ora 16:00, duke u dhënë fermerëve edhe 10 ditë shtesë. Vetë nevoja për zgjatje të afatit tregon se sistemi vazhdon të funksionojë me dritare të ngushta aplikimi dhe jo me aplikim të hapur gjatë tërë vitit siç parashihet me premtimin. (MBPZHR)
- 3 korrik 2026, Në Pritje: MBPZHR shpalli rezultatet e skemës së granteve për zhvillim rural: 1,334 aplikime dhe 642 përfitues të përzgjedhur në 44 komuna, prej të cilëve 556 përfitues për investime të vogla (nga 915 aplikime), 65 për investime të mesme (nga 216 aplikime) dhe 21 për investime të mëdha (nga 203 aplikime). Skema vazhdon të operojë me thirrje të ndara në LOT-e me afate të caktuara aplikimi dhe me shpallje rezultatesh në fund të ciklit, pra pa aplikim të vazhdueshëm gjatë tërë vitit. (MBPZHR)
Ky është versioni statik i faqes. Versioni interaktiv, me filtra dhe të dhëna të përditësuara, ngarkohet pasi të ekzekutohet JavaScript.