Zotimi.com
Arsimi Profesional Dual
Shtimi i 10 profileve të reja në mësimin dual, krahas 16 ekzistuesve, në përputhje me kërkesat e industrisë.
Gjendja
- Statusi: Në Proces
- Progresi: 30%
- Baza e vlerësimit: Qeveria miraton projektligjin, aktin nënligjor ose vendimin, 4 shtator 2026 (burimi)
- Premtuar: dhjetor 2025
- Afati: Brenda mandatit
- Shkalla: Program ose reformë
- Buxheti 2026: nuk raportohet
Të dhënat e kësaj faqeje statike janë të datës 14 tetor 2026.
Origjina e zotimit
“Do të shtohen 10 profile të reja në mësimin dual, duke iu bashkangjitur 16 profileve aktuale, në përputhje me kërkesat e industrisë.”
Programi “Zotime: Siguri dhe Begati” i Lëvizjes Vetëvendosje (dhjetor 2025), faqja 43
Historiku i zhvillimeve
- 13 shtator 2026, Në Proces: Në ekspozenë për Programin Qeveritar në Kuvend më 13 shtator 2026, kryeministri Albin Kurti deklaroi se arsimit dual do t'i shtohen dhjetë profile të reja dhe se këshillimi për karrierë do të vendoset në shkolla. (Qeveria e Kosovës)
- 4 shtator 2026, Në Proces: Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, nxori vendime për zbatimin në Arsimin Dual të kurrikulave për dy profile të reja të teknologjisë së informacionit, "Zhvillues i Aplikacioneve Softuerike" dhe "Teknik i Informatikës së Biznesit", të cilat fillojnë të zbatohen këtë vit shkollor. Profilet u identifikuan dhe standardizuan me mbështetjen e projektit "Shkathtësi për punësim të qëndrueshëm" të zbatuar nga LuxDev, duke u bazuar në gjetjet e hulumtimit "Barometri i TIK-ut në Kosovë". Kurrikulat u hartuan gjatë vitit 2026 në bashkëpunim me institucionet e arsimit profesional, sektorin privat dhe STIKK-un, ndërsa trajnimet e mësimdhënësve u planifikuan për periudhën 1 deri 15 shtator 2026. (MASH)
- 27 janar 2026, Në Proces: MASHTI zhvilloi trajnimin e trajnuesve per instruktoret e mesimit dual, si hap per zbatimin praktik te arsimit profesional dual. (MASHTI)
Ky është versioni statik i faqes. Versioni interaktiv, me filtra dhe të dhëna të përditësuara, ngarkohet pasi të ekzekutohet JavaScript.