Zotimi.com

Mbështetje për Gjyshërit Pensionistë

Gjyshërit pensionistë që kujdesen për nipa e mbesa të moshës 13 deri 36 muaj, kur të dy prindërit janë në punë, marrin 100 euro shtesë në muaj mbi pensionin.

Gjendja

  • Statusi: Në Pritje
  • Progresi: 0%
  • Baza e vlerësimit: Asnjë hap zyrtar i dokumentuar me burim.
  • Premtuar: dhjetor 2025
  • Afati: Brenda mandatit
  • Shkalla: Program ose reformë
  • Buxheti 2026: nuk raportohet

Të dhënat e kësaj faqeje statike janë të datës 14 tetor 2026.

Origjina e zotimit

“Secila gjyshe apo secili gjysh pensionist që përkujdeset për mbesa dhe nipa të moshës 13-36 muaj, kur të dy prindërit janë në punë, do të përfitojë 100 euro shtesë në muaj…”

Programi “Zotime: Siguri dhe Begati” i Lëvizjes Vetëvendosje (dhjetor 2025), faqja 28

Historiku i zhvillimeve

  1. 13 shtator 2026, Në Pritje: Në ekspozenë për Programin Qeveritar në Kuvend më 13 shtator 2026, kryeministri Albin Kurti prezantoi programin "Gjenerata për gjeneratë", sipas të cilit gjyshërit pensionistë që kujdesen për nipërit e mbesat do të marrin 100 euro shtesë në muaj. Kushtet e paraqitura ndryshojnë nga premtimi fillestar dhe nuk ka ende vendim zbatimi. (Qeveria e Kosovës)
  2. 2 tetor 2025, Në Pritje: Në një tubim në Shtime, Albin Kurti premtoi se në mandatin e ardhshëm gjyshërit dhe gjyshet që kujdesen për nipërit dhe mbesat do të marrin 100 euro shtesë mbi pensionin bazë që marrin. Premtimi u ripërsërit si pjesë e paketës për familjen, krahas shtesave për fëmijë dhe mbështetjes për lehonat. (Ekonomia Online)

Ky është versioni statik i faqes. Versioni interaktiv, me filtra dhe të dhëna të përditësuara, ngarkohet pasi të ekzekutohet JavaScript.