Zotimi.com
Arkat Fiskale Digjitale
Kalimi në sistemin e arkave fiskale digjitale (software-based) për raportim në kohë reale dhe ulje të kostos për biznese.
Gjendja
- Statusi: Në Proces
- Progresi: 65%
- Baza e vlerësimit: Ligji ose akti nënligjor hyn në fuqi, 4 qershor 2026 (burimi)
- Premtuar: dhjetor 2025
- Afati: Menjëherë
- Shkalla: Program ose reformë
- Buxheti 2026: nuk raportohet
Të dhënat e kësaj faqeje statike janë të datës 14 tetor 2026.
Origjina e zotimit
“Nisim menjëherë me arkat fiskale digjitale duke hequr barrën e panevojshme për bizneset.”
Programi “Zotime: Siguri dhe Begati” i Lëvizjes Vetëvendosje (dhjetor 2025), faqja 12
Historiku i zhvillimeve
- 2 shtator 2026, Në Proces: Gjatë vizitës në Administratën Tatimore të Kosovës më 2 shtator 2026, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se në procesin e fiskalizimit janë certifikuar nëntë kompani softuerike, çka sipas tij krijon më shumë konkurrencë dhe shërbime më të mira e më të përballueshme për bizneset. Ky është hapi i parë i konfirmuar publikisht pas hapjes së aplikimit për certifikim të ofruesve në qershor 2026. (Zyra e Kryeministrit)
- 4 qershor 2026, Në Proces: U hap aplikimi për certifikimin e operatorëve ekonomikë që duan të ofrojnë arka fiskale digjitale (Sistemi Elektronik i Fiskalizimit, SEF), përmes platformës së Administratës Tatimore. Kjo shënon kalimin nga faza ligjore (Udhëzimi Administrativ i nënshkruar nga ministri Murati më 24 prill 2026) drejt zbatimit praktik. (Buletini Ekonomik)
- 12 shkurt 2026, Në Proces: Qeveria miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së financimit me fokus në efektivitetin fiskal, konkurrueshmëri dhe rritje të gjelbër (program me Bankën Botërore). (Qeveria e Kosovës)
- 14 korrik 2025, Në Proces: Publikohet Udhëzuesi Nr. 01/2025 për procedurat dhe formën e fiskalizimit të bllokave tatimorë. (Administrata Tatimore e Kosovës)
Ky është versioni statik i faqes. Versioni interaktiv, me filtra dhe të dhëna të përditësuara, ngarkohet pasi të ekzekutohet JavaScript.