Zotimi.com
Formimi i Xhandarmërisë
Themelimi i Xhandarmërisë së Kosovës me ligj të veçantë, si forcë mes Policisë dhe FSK-së për sigurimin e kufirit, luftimin e terrorizmit dhe kontrabandës…
Gjendja
- Statusi: Në Proces
- Progresi: 15%
- Baza e vlerësimit: Përgatitja: koncept-dokument, plan veprimi, studim, projektim, grup punues ose përfshirje në programin legjislativ, 6 tetor 2026 (burimi)
- Premtuar: 18 maj 2026
- Afati: Në mandatin e ardhshëm
- Shkalla: Institucion i ri
- Buxheti 2026: nuk raportohet
Të dhënat e kësaj faqeje statike janë të datës 14 tetor 2026.
Origjina e zotimit
“Do ta formojmë xhandarmërinë në mandatin e ardhshëm.”
Deklaratë publike (Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore), 18 maj 2026
Historiku i zhvillimeve
- 6 tetor 2026, Në Proces: Projektligji për Xhandarmërinë u përfshi në Programin e Projektligjeve të Qeverisë për vitet 2026-2028, i miratuar më 6 tetor. Sipas kalendarit, projektligji pritet të miratohet në Qeveri më 26 shkurt 2027 dhe më pas t'i dërgohet Kuvendit. (Reporteri.net)
- 19 maj 2026, Në Proces: Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, njoftoi se nënshkroi vendimin për krijimin e një Grupi Punues që do të analizojë dhe propozojë modalitetet e funksionimit të Xhandarmërisë si agjenci e ministrisë. (Reporteri.net)
- 18 maj 2026, Në Pritje: Gjatë fushatës zgjedhore, kryeministri Albin Kurti premtoi se Kosova do ta formojë Xhandarmërinë në mandatin e ardhshëm, si një forcë mes policisë dhe ushtrisë, sipas modelit të karabinierëve italianë dhe xhandarëve francezë. (Reporteri.net)
Ky është versioni statik i faqes. Versioni interaktiv, me filtra dhe të dhëna të përditësuara, ngarkohet pasi të ekzekutohet JavaScript.