Zotimi.com

1 Miliard Euro në Prodhim dhe Industri

Investime direkte dhe mbështetje financiare prej 1 miliard euro për sektorin e prodhimit dhe industrisë për të rritur eksportet dhe punësimin.

Gjendja

  • Statusi: Në Pritje
  • Progresi: 0%
  • Baza e vlerësimit: Asnjë hap zyrtar i dokumentuar me burim.
  • Premtuar: dhjetor 2025
  • Afati: Brenda mandatit
  • Shkalla: Program ose reformë
  • Buxheti 2026: nuk raportohet

Të dhënat e kësaj faqeje statike janë të datës 14 tetor 2026.

Origjina e zotimit

“do të krijojmë programin për mbështetjen e investimeve në kapacitete prodhuese të industrisë përfshirë atë kreative në vlerë 1 miliardë euro, përmes garantimit të kredive për investitorët.”

Programi “Zotime: Siguri dhe Begati” i Lëvizjes Vetëvendosje (dhjetor 2025), faqja 9

Historiku i zhvillimeve

  1. 13 shtator 2026, Në Proces: Në ekspozenë për Programin Qeveritar në Kuvend më 13 shtator 2026, kryeministri Albin Kurti tha se programi prej 1 miliard eurosh për prodhim dhe industri do të garantojë kreditë për investime në kapacitete të reja, pra instrumenti tani paraqitet si garanci kreditore. (Qeveria e Kosovës)
  2. 3 korrik 2026, Në Proces: MINTI dhe Ministria e Ekonomisë lansuan dy skema grantesh për bizneset me vlerë mbi 2 milionë euro (inovacion 1.16 mln, energji e pastër 880 mijë). Masa konkrete mbështetëse, por vlera është shumë e vogël ndaj premtimit prej 1 miliard euro. (Ora Info)

Ky është versioni statik i faqes. Versioni interaktiv, me filtra dhe të dhëna të përditësuara, ngarkohet pasi të ekzekutohet JavaScript.