Zotimi.com

Marrëdhënie me Shtetet Mos-njohëse

Intensifikimi i dialogut dhe bashkëpunimit me shtetet e BE-së dhe NATO-s që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Gjendja

  • Statusi: Në Pritje
  • Progresi: 0%
  • Baza e vlerësimit: Asnjë hap zyrtar i dokumentuar me burim.
  • Premtuar: dhjetor 2025
  • Afati: Brenda mandatit
  • Shkalla: Masë administrative
  • Buxheti 2026: nuk raportohet

Të dhënat e kësaj faqeje statike janë të datës 14 tetor 2026.

Origjina e zotimit

“Do të zgjerojmë dhe thellojmë marrëdhëniet dypalëshe edhe me shtetet mosnjohëse, veçanërisht…”

Programi “Zotime: Siguri dhe Begati” i Lëvizjes Vetëvendosje (dhjetor 2025), faqja 86

Historiku i zhvillimeve

  1. 9 gusht 2026, Në Pritje: Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi në Beograd se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nuk ka ndryshuar. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, u përgjigj se Kosova e kundërshton fuqishëm çdo vështrim të saj përmes prizmit të integritetit territorial të Serbisë, duke theksuar se pavarësia e Kosovës doli nga një luftë legjitime kundër gjenocidit dhe duke i bërë thirrje Ukrainës ta njohë sovranitetin e Kosovës. (Illyria)

Ky është versioni statik i faqes. Versioni interaktiv, me filtra dhe të dhëna të përditësuara, ngarkohet pasi të ekzekutohet JavaScript.