Zotimi.com

Njësia e Dronëve dhe Antidronëve

Avancimi i Njësisë së Dronëve dhe Antidronëve për mbikëqyrje, hetime, mbrojtje të kufirit dhe siguri publike.

Gjendja

  • Statusi: Në Pritje
  • Progresi: 0%
  • Baza e vlerësimit: Asnjë hap zyrtar i dokumentuar me burim.
  • Premtuar: dhjetor 2025
  • Afati: Brenda mandatit
  • Shkalla: Program ose reformë
  • Buxheti 2026: projekte të lidhura pjesërisht

Të dhënat e kësaj faqeje statike janë të datës 14 tetor 2026.

Origjina e zotimit

“Do të avancojmë Njësinë e Dronëve dhe Antidronëve për të forcuar mbikëqyrjen dhe gatishmërinë për t’u përballur me format e reja të rreziqeve të sigurisë, duke ndihmuar në hetime, mbrojtje dhe mbikëqyrje të kufirit, si dhe për rritjen e sigurisë publike në përgjithësi.”

Programi “Zotime: Siguri dhe Begati” i Lëvizjes Vetëvendosje (dhjetor 2025), faqja 81

Historiku i zhvillimeve

  1. 8 tetor 2025, Në Proces: Forca e Sigurisë së Kosovës u pajis me mijëra dronë luftarakë kamikaze Skydagger nga kompania turke Baykar, të cilët u pranuan në Aeroportin e Prishtinës nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri Ejup Maqedonci. Dërgesa mbërriti rreth tre muaj para afatit të kontraktuar dhe iu shtua flotës ekzistuese të dronëve TB2 Bayraktar dhe Puma. (Zyra e Kryeministrit)

Ky është versioni statik i faqes. Versioni interaktiv, me filtra dhe të dhëna të përditësuara, ngarkohet pasi të ekzekutohet JavaScript.